May 11, 2024
Maqedoni

Gjithçka çfarë dihet deri më tani për tragjedinë në Tetovë

Një tragjedi e madhe e ka kapluar sot Tetovën.

Spitali modular, ku po kuroheshin pacientë me Covid-19 është kapluar nga zjarri.

Gjithçka ka shkrumbuar, duke shuar edhe jetë njerëzish.

Ende nuk dihet për numrin e saktë të viktimave dhe të lënduarve, por thuhet se ai është dyshifror.

Aq pritet të jetë edhe numri i të lënduarve, transmeton TV21.

Pacientët e shtrirë dhe personeli që kanë qenë në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Spitalin Modular, tashmë janë dërguar në Spitalin e Tetovës dhe në Klinikën në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka viktima, por për numrin e saktë të tyre dhe të lënduarve thanë se do të njoftojnë pas ekspertizës që po bëhet në terren.

Në terren tashmë janë krerët shtetërorë, ku po ndjekin situatën nga afër.

Zyrtarisht nuk janë kumtuar as shkaqet e zjarrit.

Raportohet se në spital në momentin kur ka shpërthyer zjarri kanë qenë afro 90 persona.