Një aksident i rëndë u shënua në autostradën A8 në Gjermani, në drejtim të Mynihut.

Një furgon nga Shqipëria po udhëtonte në korsinë e mesit kur i shpërtheu goma.

Furgoni VW devijoi djathtas dhe u përplas me një tjetër furgon Fiat.

Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, dy në furgonin shqiptar dhe tre në furgonin Fiat.

" "

Të plagosurit nuk kanë marrë plagë të rënda.

Policia përllogarit se dëmi i shkaktuar nga aksidenti shkon në rreth 40 mijë euro.

sqShqip