May 18, 2024
Maqedoni

Gjendet shpejtë vajza 14 vjeçare e zhdukur në Shkup

Me datë 13.03.2024 në ora 16.30 në Manastir, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Manastir kanë gjetur vajzën N.A.(14) nga Prilepi. Një ditë më parë, më datë 12.03.2024 E.T. (48) nga Manastiri, kujdestar i të miturës i caktuar sipas detyrës zyrtare nga Qendra për Çështje Sociale Manastir, ka raportuar se 14 vjeçarja është larguar nga institucioni “Otvorena porta” në Shkup. Vajza e moshës së mitur i është dorëzuar institucionit./Lideri