May 4, 2024
Kosovë

Gjendet mbetje mortore në Tusuz të Prizrenit, dyshohet se janë të luftës së fundit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka bërë sot të ditur se krahas gërmimeve në Prekaz ekipet janë zhvendosur në lagjen Tusuz të Prizrenit, me ç’rast kanë hasur në mbetje mortore të personave që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se ky është lokacioni i 13-të brenda këtij viti, ndërsa lokacioni i 7-të me gjetje të eshtrave.

“Dhimbja vazhdon, por edhe tendenca jonë për të zbutur sado pak këtë dhimbje të madhe të luftës nuk do të ndalet.

Krahas gërmimeve në Prekaz, ekipet tona sot janë zhvendosur në lagjën Tusuz të Prizrenit, me ç’rast kanë hasur në mbetje mortore të personave që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

Ky është lokacioni i 13’të brenda këtij viti, ndërsa lokacioni i 7-të me gjetje të eshtrave”, shkruan Hoti.