Banori i Kavadarit, i cili u raportua i zhdukur dy ditë më parë, është gjetur i vdekur, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.
“Dje në orën 10:00, ZVR – Kavadar raportoi se I.K. (66) nga Kavadari u gjet i vdekur në zonën e fshatit Kumaniçevë, Kavadar, i cili u raportua se kishte dalë nga shtëpia më 24 dhjetor. Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë konfirmoi vdekjen, dhe një ekip policor kreu inspektimin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, shpjeguan ata.

