September 19, 2024
Maqedoni

Gjendet e vdekur shkupjania 45 vjeçare në shtëpinë e saj afër Bit Pazarit

Dje, më datë 26.08.2024, në ora 10:36 në MPB Shkup është raportuar se 45 vjeçarja me iniciale LJ.B. nga Shkupi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në rajonin e Bit Pazarit. Siç transmeton portali lideri.mk, ajo është gjetur pa ndjenja nga nga familjarët, njofton MPB.

“Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion”, njoftoi policia./Lideri