May 4, 2024
Maqedoni

Gjenden të vrarë dy të rinj në Kumanovë, burrë e grua

Në fshatin Tabanoc të Kumanovës janë gjetur dy persona të vdekur, transmeton Alsat. Sipas MPB-së, trupat e pajetë janë gjetur në shtëpinë e personave në fjalë, ndërkaq ka gjurmë të plagëve.

“Sot në ora 08:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në shtëpinë e tyre në fshatin Tabanoc janë gjetur të vdekur, me plagë B.S. (36) dhe B.S. (43), të dy nga fshati Tabanoc”, theksojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plot të rastit.