Gjashtë lopë nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë hyrë në territorin e Bullgarisë, pranë fshatit Gjueshevë. Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm, ndërsa shërbimet kompetente po shqyrtojnë rastin, përcjell INA.

Për fatin e tyre do të vendosë një komision i përbashkët i institucioneve bullgare dhe maqedonase. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Nuk dihet ende nëse këto lopë janë të lidhura me gjedhët që kanë shkaktuar probleme kohët e fundit në Kriva Pallankë. Ky rast ka ngritur shqetësime për shkak të rregulloreve të rrepta shëndetësore të Bashkimit Evropian. Ekziston një pasiguri e madhe nëse kafshët do të lejohen të kthehen mbrapsht në vendin e tyre të origjinës apo do të përballen me masa të tjera sipas ligjeve të BE-së.(INA

sqShqip