May 3, 2024
BallinaMaqedoni

“Gjashtë kandidatët tjerë, nuk shkuan më larg se në Kumanovë” – Ali Ahmeti: Është mëkat nëse Bujar Osmani nuk zgjidhet president

Në tubimin e Frontit Europian në Vrapçisht, Ali Ahmeti tha se do të ishte mëkat nëse Bujar Osmani nuk do të bëhej president pasi sipas tij, ka përfaqësuar shtetin në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ndërsa sa i përket krerëve të koalicionit VLEN, Ahmeti tha se nuk kanë shkuar më larg se në Kumanovë, transmeton TV21.

“Më 24 prill votohet për kryetar shteti. Vërtet do të ishte mëkat që Bujar Osmani mos të ishte kryetar  dhe përfaqësues i këtij shteti. Me krenari ka përfaqësuar shtetin, në të gjitha  institucionet ndërkombëtare, që nga OKB deri në të gjitha kancelaritë e Evropës e të botës. Më shumë se deri në Kumanovë, të gjatë kandidatët që i shoh nuk kanë qenë dhe nuk kanë përfaqësuar”, tha Ali Ahmeti.