April 29, 2024
Maqedoni

Gir: Anëtarësimi i RMV-së në BE, me rëndësi për të gjithë

Euroambasadori Dejvid Gir i ka quajtur të pavërtetë zërat se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të anëtarësohet në BE. Ai njëherit e ka lavdëruar vendin për vazhdimin e harmonizimit me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë së BE-së.

“Ne dëshirojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së, rruga është praktike dhe shumë lehtë e arritshme.”, tha ambasador i BE-së, Dejvid Gir.

Rruga e BE-së është rrugë e prosperitetit, përforcimit të demokracisë, sundimit të drejtësisë dhe rrugë e stabilitetit vlerëson euro ambasadori.

“Kjo është rruga e sigurisë dhe me të vërtetë besoj se anëtarësimi i Maqedonsiës së Veriut në BE do të jetë me rëndësi për të gjith ne. Për këtë arsye e inkurajojë Maqedoninë e Veriut të lëvizë sa më shpejtë që të jetë e mundur drejt BE-së. Dëshirojë që ky vend të jetë pjesë e BE-së në bazë të plotësimit të obligimeve që i ka marrë në korrik 2022, pas të cilëve pasoi konferenca ndër qeveritare dhe procesi i skriningut, si dhe implementimi i reformave të cilat u konfirmuan gjatë këtij procesi, përfshie dhe atë që janë numëruar në planin e ri për rritje dhe reforma të BE-së.”, tha Gir.

Këto komente Gir i bëri në shënimin e 4 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, me çrast theksoi se NATO mbetet themel i mbrojtjes kolektive dhe me rëndësi thelbësore për sigurinë euro-atlanetike./TVM2