May 19, 2024
Opinion

Gëzuar 8 Marsin të dashura femra, të dashura mbretëresha të dritës

Gëzuar 8 Marsin të dashura femra, të dashura mbretëresha të dritës. Le te jete kjo dite dhe gjithe ditet tuaja te mbushura me driten e paster e Zotit.
Nese keni folur negativisht per dike, nese keni vepruar dicka te pahijshme ndaj njerezve qe ju kane dashur dhe ndihmuar, nese inati dhe zemerimi ju ka kapluar, nese keni mashtruar ose tradhetuar dike, nese krenaria ju ka mposhtur qe mos shikoni drejtesine e Zotit do te ishte mire qe ketyre njerezve gjate kesaj jete te ju kerkoni falje dhe te merrni faljen nga zemra e tyre sepse nese se beni ketu do te duhet ta beni ne jeten tjeter.

E kam degjuar shpesh vjehren time pasi erdhi nga Haxhi te me thote me fal, a me fal, te lutem me fal me bej hallall, a me jep hallallek me thoshte dhe tani e kuptoj me mire se kurdohere une i thoja te fal te kam bere hallall me zemer, po valle a duhet edhe une asaj ti kerkoj falje ti kerkoj hallallek po duhet ta bej kete sa eshte ajo ne kete jete.
Ne nuk jemi te pagabueshem, nese analizojme cdo detaj te jetes sone do te gjejme shume vende kur kemi mekatuar, kemi folur keq per te tjeret, kemi marre ne vrullin e krenarise jeten perpara duke shkelur te tjeret.

Ndoshta nuk doni ti lexoni keto fjale tani dhe nuk ju godet bukur e verteta, por nje dite do te vije qe duhet te perballeni me veten.

Sot kur ti uroni 8 Marsin personave te dashur kerkoni falje dhe hallallek dhe keshtu lironi veten nga dimensione te cilat do te duhet ti kaloni doni ose nuk doni.

Kur ju cdo dite e beni kete me personat tjere cdo dite ju lironi bllokimet qe ju mbajne ne nje qarkullim te vazhdueshem te ndjenjave negative.

Une ju dua prandaj ju them, ju mund te me doni ose urreni pse ju them te verteten por ajo doli nga une sepse e dua paqen tuaj dhe paqen time.
Ju uroj nje dite te mrekullueshme me kete dituri e cila sapo u nda me ju.
E juaja
Mimoza Thaqi 8 Mars 2024