May 20, 2024
Maqedoni

Gazmendi ishte djali i humanistit Xhevdet Ukalli, ishte betuar ta vazhdojë rrugën e tij

Shkruan: Behixhudin Shehapi
Kur para tre vjetësh ishim për ngushëllime në Kërçovë me rastin e vdekjes së papritur të aktivistit tonë, humanistit të pashembullt dr. Xhevdet Ukallit, djali i tij GAZMEND UKALLI na tha: “Unë do të përpiqem ta vazhdoj rrugën e babait, edhe pse ai ishte i veçantë”.
Gazmendi, me qëndrimin stoik, me një përkushtim të madh ndaj familjes, misionit dhe vatanit, me buzëqeshjen e butë karakteristike e cila asnjëherë nuk mungoi nga fytyra e tij, vazhdoi rrugën e dr. Xhevdetit deri sot në mëngjes, kur tragjedia e ndodhur në Bullgari e mori edhe jetën e tij në këtë moshë të re duke e kthyer te i Gjithëfuqishmi.
O Zot, mëshiroi shpirtrat e Gazmendit, vajzës së veprimtarit tonë Muhedin Brava, Sumejen, familjarët e dostllarve tonë, Abduselam Selami dhe Fati Iseni, si dhe gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi të paparë! Shpërbleji me titullin më të lartë të dëshmorit dhe mundëso që të jenë banorë të Xhennetit firdeus!
Mos u përsëritshin inshaallah këto pamje të trishta kurrë!