May 21, 2024
Maqedoni

“Profecia” e Ruzhdi Matoshit, Putini sot ra në dy gjunj?! (Video)

Ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ruzhdi Matoshi, duke polemizuar me deputetët maqedonas që ishin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 u thoshte të pajtohen me realitetin e krijuar sepse “Putini ka rënë në dy gjunjë”. Kjo deklaratë e tij e bërë para 15 vitesh, është aktualizuar nëpër rrjetet sociale pas takimit të sotëm të presidentit rus Putin i cili ka rënë në gjunj para presidentit kinez, sipas informacioneve dhe një fotografie që përhapet në rrjetet sociale.

Matoshi sot është profesor i suksesshëm universitar, deputetët maqedonas u pajtuan me realitetin e Kosovës së pavarur, kurse Putini ra në dy gjunj.

Videon e fjalimit “evergreen” të ish deputetit Matoshi mund ta përcillni në këtë Link: https://fb.watch/jr0iH5IVJr/?mibextid=v7YzmG/Lideri.mk