Me rastin e festave të fundvitit, gazetarja e njohur në TVM 2, Aida Zyberi, ka dhuruar pako
për nxënësit e klasave të para në shkollat e fshatit Haraçinë.

“Këto dhurata janë një për nxënësit e shkollës së vendlindjes, ku kam bë hapat e parë të shkollimit. Isha vërtetë e emocionuar që tek nxënësit vërejta gëzim për dhuratat e pranuara“, tha me këtë rast për portalin Lideri.mk, gazetarja Aida Zyberi.
Përveç për nxënësit e dy shkollave të Haraçinës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ dhe “Abdyl Frashëri“, pako janë dhuruar edhe për nxënësit e klasës së parë në shkollën periferike të fshatit Orllancë.

sqShqip