May 5, 2024
Kosovë

“Idiotësi”: Gazetari kosovar tallet me zhdukjen e Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini!

Djali i Ukshin Hotit, Andini ka bërë një reagim duke shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një “humori” përmes një foto që po qarkullon në disa faqe satirike, shkruan Gazeta Insajderi.

Fotoja e cila po qarkullon në rrjet përbën “humor të zi” lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hotit. “Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto teksa citohet një emision i një gazetari në vend.

I njëjti gazetar, Durim Xhema, këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij.

Por më pas e ka fshirë.

Për këtë, ka reaguar Andin Hoti duke e quajtur veprimin e gazetarit si idiotësi.

Tutje ai ka kërkuar që AGK’sa të distancohet nga gazetari duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes. / Gazeta Insajderi/

Postimi i plotë: