May 10, 2024
Maqedoni

Gazeta e shqiptarëve të Amerikës: Si sot para 79 viteve nisi akti i fundit i tragjedisë së Çamërisë

Si sot, më 27 qershor 1944, nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë. Me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga forcat zerviste, por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë. Kështu, masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë. Ndërkaq, poullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si “dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke”.

Më poshtë, një imazh nga eksodi i popullsisë çame pas vitit 1944, si edhe dokumenti i memorandumit të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 25 shtator 1946./Gazeta Dielli

#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatKujtojnë
#Çamëria
#AQSH
#FototekaAQSH