May 13, 2024
Rajon - Botë

Gaza, shuhen shpresat për paqe para Ramazanit

Muaji i shejtë i Ramazanit duket se do ta gjejë Gazën në luftë. Mundësitë për marrveshje paqësore deri mëngjesin e së hënës janë gjithnjë e më të pakta. Presidneti amerikan shprehet i shqetësuar.

“Duket e vështirë. Gjithsesi se jamë i shqetësuar.”, tha president i SHBA-ve, Xho Bajden.

Shqetësimet u rritën për dhunë edhe në Jerusalem pasi Hamas ka ftuar muslimanët të mobilizohen drejtë Xhamisë atje, megjithse Izraeli ka kërkuar Xhamia të vizitohet nga numër i kufizuar besimtarësh për të shmangur incidentet.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se vendi i tij e “mbështet fuqishëm” grupin palestinez, Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste. Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm.”, ka thënë presidenti turk Erdogan.

SHBA-të kanë paralajmëruar ndërtimin e bazës për ndihmë popullsisë civile.

“Do të marrim mission urgjent për bazë të përkohëshme detare e cila do tu mundësojë anijeve të bartin ngarkesa deri te anijet më të vogla për dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë. Të jemi më të qartë, personeli ushtarak amerikan nuk do ta bartë ndihmën. Roli jonë do të jetë vetëm që ta sigurojmë shrbimin.”, tha Patrik Rajder, Zëdhënës i Pentagonit.

Ndërkohë, rruga që e ndërton armata izraelite, e cila e ndanë Gazën në dy pjesë ka arritur deri në brigjet e Mesdheut, tregojnë xhirimet setelitore. Kjo rrugë do ti lehtësojë intervenimet e ushtrisë izraelite në very të qytetit të Gazës dhe në jug, deri në rajonin qëndrorë të rripit të Gazës thonë zyrtarët izraeliut.