Prej 13 tetorit nuk ka asnjë informacion për fatin e Shemo Shabanit, 27-vjeçarit nga Gostivari, i cili atë ditë u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
Pavarësisht kërkimeve policore, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Më 21 tetor, ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me policinë, kontrolluan edhe shtratin e lumit Vardar, por pa rezultat.
Policia ka marrë në pyetje persona që kishin pasur kontakte me të para zhdukjes, si dhe ka kontrolluar kamerat e sigurisë.
Fotografia e Shabanit është publikuar edhe në listën e personave të zhdukur të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policia apelon te qytetarët që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tij, ta paraqesin në stacionin më të afërt policor.

sqShqip