Gashi dënon vjedhjen e rëndë në redaksinë e gazetës Lajm: Është sulm ndaj fjalës së lirë!

Kryetari i partisë Alternativa e ka dënuar vjedhjen e rëndë që ka ndodhur në redaksinë e Gazetës Lajm. Në reagimin e tij, ai thotë se ky rast nuk është sulm vetëm ndaj një medie por, sulm ndaj fjalës së lirë. Gashi, i bën thirrje autoriteteve kompetente që të zbardhin sa më parë këtë rast.

“Sulmi mbi gazetën LAJM dhe dëmtimi i pronës së saj nuk është vetëm sulm mbi pronën e huaj dhe vetëm sulm ndaj një medie, por është edhe sulm mbi lirinë e mendimit dhe të shprehjes. E dënoj sulmin e tillë, solidarizohem me Lajmin dhe kërkoj nga organet e rendit që t’i zbulojnë ata që e kanë bërë akt të shëmtuar. Nëse ky rast nuk zbardhet, do të lë hapësirë dyshimi se edhe struktura të caktuara politike e ndihmojnë ngulfatjen e fjalën së lirë dhe lirinë e shtypit”, thuhet në reagimin e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.