May 12, 2024
Maqedoni

Gashi: BDI-ja, një prej arsyeve që jemi bërë bashkë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke folur për arsyet e themelimit të koalicionit opozitar shqiptar – VLEN, ai tha se i bashkoi fakti që BDI të shkojë në opozitë dhe të sjellin ndryshimin te shqiptarët, shkruan TV21.

“Para kemi një parti që është e konsoliduar, e fuqishme dhe nuk fitohet vet. BDI-ja është një prej arsyeve që ne jemi bërë bashkë. Por më shumë ka vullnet për ta tejkaluar vetveten, për t’u bërë bashkë, për ta bërë ndryshimin dhe për ta sjell të mirën te qytetarët”, tha Gashi.

Gashi thotë se më e pakta që duhet të bëjë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në këto momente, është ta lejë politikën dhe t’u thotë hallall u qoftë.