Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e 23 Tetorit- Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Në urim Gashi thekson se 23 Tetori na kujton përpjekjet për të drejta, barazi dhe organizim shoqëror në një periudhë të rëndësishme historike.

“Kjo ditë na ofron mundësinë të reflektojmë mbi rrugën që kemi ndjekur si shtet dhe përkushtimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, thekson kryetari i Kuvendit.

Ai potencoi se në një kohë sfidash, është e rëndësishme të mbajmë të gjallë dialogun, respektin dhe vlerat demokratike që na bashkojnë si shoqëri.

“Vetëm përmes bashkëpunimit dhe përfshirjes mund të ndërtojmë institucione më të forta dhe një shtet më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës. Me këtë rast, uroj që kjo ditë të na shërbejë si një thirrje për unitet, përkushtim qytetar dhe angazhim të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë. Urime 23 Tetorin- Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!”, qëndron në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

sqShqip