Në komunën e Obiliqit po zhvillohet një nga garat më të ngushta të këtyre zgjedhjeve.
Sipas rezultateve aktuale të KQZ-së, kandidati i Lidhjes Demokratike, Xhafer Gashi, kryeson me 50,01% të votave, duke siguruar 3.425 vota.
Vetëm dy vota më pak ka kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, me 49,99% ose 3.423 vota – një diferencë minimale që mund të përmbyset me çdo kuti të re të numëruar.

