May 5, 2024
Maqedoni

Gara për Rektor – Jusuf Zejneli: I gatshëm të marr përgjegjësi për ta graduar dhe lartësuar më tej UT-në

Kandidati për Rektor të UT-së, Jusuf Zejneli duke e prezantuar programin e tij në Klan Debat, përmendi se është kuadër i dalë pikërisht nga ky Universitet. Jusufi kushtoi rëndësi historikut të krijimit të UT-së duket falënderuar familjarët dhe veprën e Rektorit të parë të UT-së, Fadil Sulejmani dhe heroit të UT-së, Abdulselam Emini.

“Platforma ime, kryesisht përfshihet në zhvillimin akademik dhe sigurimin e cilësisë, standardin dhe mirëqenien studentore, bashkëpunimin ndërkombëtar, çështjen e shkëmbimit akademik, aspektin e teknologjisë informative, dixhitalizimin dhe raportin me komunitetin”, theksoi Jusuf Zejneli./KlanMacedonia