May 13, 2024
Maqedoni

Ganiu me kolegë, familjarë e bashkëluftëtarë shënojnë 21 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001

Kryetari i komunës së Çairit së bashku me familjarë, veteranë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve, kanë nderuar dhe përkujtuar ata që dhanë jetën për lirinë.

Ngjarja u organizua në shënimin e 21 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë, Muzafer Xhaferi.

“UÇK dhe bijtë më të mirë që sakrifikuan veten 21 vite më parë janë dhe do të jenë dëshmia e vërtetë se kombi është gjëja më e shtrenjt për shqiptarët.
🇦🇱Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët. LAVDI!”, ka shkruar Ganiu./Zhurnal.mk