Maqedoni

Furgoni me 23 migrantë përfundon në kanal, në pranga dy të rinj

Një furgon mallrash, i mbushur me emigrantë, duke ikur nga policia, ka rënë në një kanal të hapur në një nga rrugët kryesore në Veles, rreth orës 20:30 gjatë mbrëmjes së djeshme. Furgoni i cili është aksidentuar, ka mbartur 23 migrantë nga Siria, 10 prej të cilëve kanë qenë të mitur, dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar, ndërsa shoferi e ka sulmuar fizikisht një punjonjës policie gjatë tentimit për të ikur. Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se përgjatë tridhjetë minutave policia ka tentuar të ndalojë automjetin me emigrantë, por shoferi me inicialet A.I ka vazhduar lëvizjen, dhe pas ndjekjes së policisë ka rënë në kanalin e gërmuar.

MPB

“Në orën 20:05 na autostradën A1 Veles, zyrtarë policorë nga stacioni policorë për mbikqyrje kufitare Mihajllovë i kanë dhënë shenjën STOP automjetit I cili drejtohej nga personi me inicialet A.I, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Aútomjeti ka hyrë në Veles në rrugën ‘8 shtatori’, dhe më pas ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal”

Nga MPB bëjnë të ditur se për rastin janë arrestuar dy persona, një 18 vjeçar nga fshati Star Karaorman nga Shtipi, i cili drejtonte automjetin “Ford” dhe bashkmoshatari i tij nga Shtipi, i cili ishte bashkëpuntorë në këtë ngjarje.

MPB

“Më datë 29.10.2023 ora 20:30 në rrugën ‘8 shtatori’, në Veles, zyrtarët policorë të SPB Veles në koordinim me policët e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë kanë arrestuar A.I. (18) nga fshati Star Karaorman- Shtip dhe T.J. (18) nga Shtipi për shkak se në kamionin Ford me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga A.I , me pasagjer T.J, janë gjetur 23 migrantë nga Siria, 10 prej të cilëve të mitur”

Sipas urdhërit të prokurorit, një ekip nga Velesi ka bërë mbkqyrje të vendit dhe pas dokumentimit të plotë të rasitit do të ngrihet kallëzim përkatës.