Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” ka përfunduar me sukses pas tre javësh intensive dhe sfiduese.
Ky trajnim kishte si qëllim testimin dhe përforcimin e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.
Sipas FSK-së, ushtrimi përfundimtar zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.
Në këtë fazë, ata kryen me sukses misionin e caktuar, duke demonstruar profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe bashkëpunim të shkëlqyer në ekip..dukagjini

