May 24, 2024
Maqedoni

Fshati Opajë i Likovës do të bëhet me shkollë të re

Sot së bashku me Drejtorin e shkollës, filluam ditën mbarë, ku ju informojmë se u përfundua dokumentacioni teknik – projekti kryesor, për Mbindërtimin, ndërtimin dhe rregullimn e parterit të SH.F.K. “7 Marsi” , f.Opajë, edhe në bazë të Programës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, planifikohet që këtë vit të fillojnë punimet, njoftoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

“Andaj falënderojmë të gjithë ata që kontribuan që ky projekt kapital të jetësohet për nxënësit, arsimtarët dhe te gjithë banorët e f.Opajë”, theksoi Arifi.