May 5, 2024
Maqedoni

Qeveria solli vendim, në Kumanovë do të hapet Konsullatë nderi e Serbisë

Në një njoftim shtesë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në Kumanovë do të hapet Konsullatë nderi e Serbisë.

Në seancën e 122-të me radhë, për konsull nderi është emëruar Vlladimir Stajiq, transmeton TV21.

Paraprakisht u njoftua se edhe Qeveria e Serbisë ka sjellë vendim për të hapur Konsullatë nderi të Maqedonisë së Veriut në Serbi.