May 5, 2024
Kuriozitete

Fshati magjik në Zvicërr

Shenasi Aliu

DORF MAGGIA (FSHATI MAGJIA-K)
MAGGIATAL (LUGINA MAGJIA-KE)
MAGGIA-FLUSS (LUMI MAGJIA-K)

I tërë Kanton-i Tessin i Zvicrës shquhet për bukuritë e tij përrallore dhe magjike. Prandaj edhe kësaj radhe me insistimin e fotografit profesionist Afrim Nevzadi i cili realizoj ca foto të bukura për konkurim në nivel Europian, eksploruam këmbë këtë pjesë të Zvicrës, natyra e së cilës përnjëherë të futë në gjirin e saj!

DORF MAGGIA (FSHATI MAGJIA-K) – nga vetë emërtimi kuptojmë se është fshat që të magjepsë nga bukuria e tij! Fshati sipas vendasëve është themeluar në vitin 1200 dhe karakteristikë e këtij fshati është se ka ruajtur me fanatizëm të kaluarë thuajse krejtësisht të paprekur. Shtëpitë dhe rrugët dhe rrugicat e fshatit janë me arkitekturë vetëm nga guri. Fsahti sipas statistikës së vitit 2017 numëron 2586 banorë. Ky fshat gjendet në mes të luginës Nagjia-ke e e cila luginë është e gjatë 30 km. Fshati është i pozicionuar në veri-perendim të Locarno-s.

MAGGIATAL (LUGINA MAGJIA-KE) – është luginë përmes së cilës kalon (rrjedhë) lumi me të njejtin emër. Lugina është e pasur me florë dhe faunë por edhe me ujëvara karakteristike nga ku edhe mund të laheni gjatë sezonës së verës. Kjo luginë është ëndërr dhe përrallë në vete.

MAGGIA FLUSS (LUMI MAGJIA-K) – lumi është i gjatë 50 km dhe derdhet në MAGGIASEE (LIQENIN MAGJIA-K) afër qytetit Locarno. Lumi është me rrjedhë shpejtë dhe të rrëmbyeshme, kurse është kristal i pastër. Ky lum shquhet për peshkun Trofta. Gjatë stinës së verës i tërë lumi është i mbushur me pushues.
Faleminderit Afrim për këtë përjetim i cili ndodhë rrallë dhe mbetet gjatë në kujtesë. Unë dhe bashkëshortja ime kemi vizituar shumë vende të bukura por kjo vërtetë është MAGJIA VETË.