May 27, 2024
Maqedoni

Fronti opozitar “merr në qafë” kryeministrin Kurti, numër i vogël qytetarësh në pritjen e tij

Sot kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti po qëndron në vizitë në Çair të Shkupit dhe në Tetovë. Ai është i ftuar nga i ashtuquajturi “fronti opozitar” të cilët po promovojnë rrugën Adem Demaçi në komunën e Çairit.

Ajo që bie në sy është se një numër i vogël qytetarësh kanë dalë për të pritur kryeministrin Kurti. Kjo sigurisht është si rezultat i refuzimit të këtyre forcave politike nga qutetarët e jo si rezultat i kryeministrit Kurti i cili gëzon reputacion të madh edhe ndër qytetarët shqiptarë të RMV./smartnews.mk