Maqedoni

FOTO+VIDEO nga “gjelbërimi me mur” i bulevardit në Çair

Mbrëmë vonë pas mesnate në rrugën “Cvetan Dimov”, autoritetet komunale kanë vazhduar murin prej betonit, që kohë më parë ishte vendosur në atë rrugë.
Tani më që nga fillimi i rrugës, pra në hyrje të Jahja Pashës, e deri tek bulevardi Xhon Kenedi, përskaj tërë rrugës, është vendosur muri prej betonit.
Vendosja e murit, vjen pikërisht në kohën kur partia BDI, nga radhët e së cilës vjen kryetari i komunës së Çairit, promovuan agjendën e gjelbërt, ndërsa nga ana tjetër, ata vazhdojnë me vendosje të mureve. /SHENJA/