Maqedoni

Dhunohen dy vajza në Ferizaj, arrestohen dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetasë të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar dje, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj dy të miturave në Ferizaj.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM /Ferizaj 09.06.2021 – 01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se të njëjti kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave femra kosovare (të mitura). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje