October 8, 2024
Kosovë

Doktori nga Prizreni dhuroi truallin më të mirë në Prevallë për ndërtim të xhamisë

Doktori që dhuroi truall…!

Ky është doktor Alim Smaili, nga Prizreni, me profesion stomatolog, që i dhuroi Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit 303 m2 truall, në vendin më të mirë të Prevallës, pikërisht te ky shkëmb.

Vendi është shumë strategjik me peisazh fantastik. Zatën xhamitë kështu e kanë kismetin, në vendet më të mira e më të bukura.

E dhuroi në vitin 2013, por sot ky truall ka vlerë mbi 130,000 € (njëqindë e tridhjetë mijë euro).

Pardje, më 26.05.2021, dolëm dhe e pamë vendin. I pamë dhe villat e tij, që i lëshon me qira, për vizitorët e ndryshëm.

E lusim Allahun Fuqiplotë, në këtë ditë xhumaje, që t’ia shtojë bereqetin doktor Alimit dhe të gjithë vakuflënësve të tjerë. E lusim Allahun që t’i dhurojë rehatllëk atij dhe familjes së tij në këtë botë dhe ta shpërblejë me xhennet firdevs në ahiret. (Orhan Bislimaj)