Shkruan: Bekim Fazliu
Rezultatet flasin vetë: Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë, VLEN fitore të pastra!
Në Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër, Strugë dhe Dollnen, epërsi e madhe në raundin e parë!
Edhe një nxënës i klasës së parë mund ta llogarisë: VLEN ka fituar në 11 komuna dhe në Qytetin e Shkupit!
Po AKI?
AKI ka humbur në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë, Dibër (ku, për ironi, nuk është as e dyta por e treta!), Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Strugë dhe Dollnen.
Në Gostivar dhe Vrapçisht, sërisht dështim i plotë.
Ka fituar vetëm në një komunë, në Likovë.
Sa për Pllasnicën, ajo nuk llogaritet fitore reale, sepse nuk ka pasur garë me VLEN-in.
Pra, prapë me një matematikë të thjeshtë të klasës së parë: AKI ka humbur 11 me 1!
Dhe në dy të tjera… dështim i thellë!
P.S.
Çashka është histori më vete. Sado që BDI përpiqet t’ia atribuojë vetes, fitorja atje është e shqiptarëve, jo e partive apo koalicioneve.
Edhe në Studeniçan, BDI është e dyta!
P.P.S.
Në Kërçovë, BDI me “Qejfliun” e saj tregoi mungesë të maturitetit kombëtar dhe moral.
Në vend që ta tërhiqte kandidatin dhe të përkrahte njërin nga dy kandidatët shqiptarë përballë VMRO-së, në mënyrë që shqiptarët të mos mbeten me njollë morale e korruptive në këtë garë, zgjodhi ta mbrojë të njejtin e të fragmentojë votën shqiptare.
Pra, më qartë se kaq nuk ka ku shkon: VLEN fitoi me dinjitet, AKI humbi thellë.
Historia po rishkruhet edhe në komuna, dhe këtë herë, në anën e duhur të saj është VLEN-i!