May 8, 2024
Maqedoni

Foto e para 40 viteve nga shkolla e fshatit Sllupçan

Këtë foto më përkojtoi sot facbooku. Është një foto e bërë në shkollë tetëvjeçare ” Jeta e re ” e fshatit Sllupçan sot shkolla nëntëvjeçare ” Faik Konica”. Në këtë foto shihet grupi dramatik “Migjeni”. Ishte viti shollor 1980/81 kur përgatitëm një pjesë teatrale dhe bërëm inçizimin e saj në RTVM. Inçizimi zgjati tri ditë në shumë vende që nga fshati Orizare, Sllupçan dhe rrugës për në fshatin Runicë. Kjo dramë asnjëherë nuk u prezentua në ekranin televiziv të RTVM- së në gjuhën shqipe përshkak se në vitin 1981 ndodhën Demostratat në Kosovë. Gjurmët e këtij inçizimi humbën përgjithmonë. Edhe pse shumëherë bëra kërkesë të më japin përgjigje, por përgjigjen nuk e mora asnjëherë.

N. Jahiu