Ejup Berisha

Politikanët të cilët varen nga votat e qytetarëve për tu bërë pjesë e politikës duhet të jenë më të kujdesëshëm dhe më të vemendshëm me ata që votojnë për ta në zgjedhje. Kjo për faktin se qytetarët janë shumë të rëndësishëm për fatin e politikanëve në skenën politike. Çfarë duhet të bëjnë gjithashtu ata të politikës në raport me qytetarët? Të nejtët duhet të jenë më korrekt dhe më të sinçertë me ta. Shkrova më korrekt dhe më të sinçertë po po a e dini pse e bëra këtë gjë pasiqë këto në politikën tonë kanë munguar një kohë bukur të gjatë. Ne për këtë temë kemi folur shumë pak në opinion ndërsa për Moralin politik kemi folur pak më shumë i cili në njëfar mënyre i përfshine edhe korrektësinë dhe sinçeritetin. Pasiqë për të qenë politikanët e moralshëm këta duhet të jenë korrekt por dhe të sinçertë. Pra ne tërë kohës kemi folur për nevojën që politikanët tia bashkangjesin edhe moralin politikës por jo edhe për ate se ata duhet të jenë korrekt por dhe të sinqertë.

Cili politikan është i tillë me qytetarët pra është ai i cili është përher vetvetja apo dhe ai i cili vepron ashtu si flet apo dhe i realizon premtimet ashtu siç i ka dhënë para qytetarëve gjatë fushatës parаzgjedhore. E kur jemi te sinçeriteti dhe korrektësia të njejtat shume rrallë kuptohen drejtë apo dhe
si duhet nga qytetarët këtu te ne.

P.sh. kur unë kamë tentuar të jemë i sinqertë dhe korrekt me disa subjekte politike shqiptare të cilat vepronin politikishtë në vendin tonë duke adresuar ndaj tyre ndonjë vërjetje në raport me të bërat dhe të.pabërat e tyre fatkeqsishtë përherë jamë keqkuptuar dhe akuzuar se të njejtat po i kritikoj pa bazë dhe me tendencë. Akuzat bile kanë shkuar edhe më larg se kaq duke më thënë se unë po i shaj të njejtat. Në fakt shqiptarët kritikën korrekte dhe të sinçertë nuk e kuptojnë apo dhe nuk duan takuptojnë realishtë dhe drejtë si të tillë, por të gjithë këta atë fatkeqsishtë e kuptojnë si sharje. Vlenë të thuhet se
subjekt politik më i pasinqertë dhe më jokorrekt politik në kampin politik shqiptar me qytetarët shqiptar një kohë bukur të gjatë ka qenë Bashkimi Demokratik per Integrim-BDI. Ndërsa jo vetemse sinçeritet por dhe korrektësi më të madhe ndaj qytetarëve shqiptar ka manifestuar koalicioni politik VLEN. I njejti kështu duhet të vazhdon edhe më tej. Forcat politike duhet te mbahen më mirë për
rrënjët sesa për degët të cilat mund të shkunden nga trungu edhe me rastin e ndonjë ere më pak të fuqishme. VLEN-it i dëshiroj suksese të mëtejme e më të mëdha në politikë ndërsa BDI-së mbledhje të forcës dhe marrje të guximit që të reflekton mbi dobësitë e shumta dhe tendencat negative që i manifestoi gjatë procesit të çeverisjes së saj të gjatë në politikë. Ky subjekt detyrimisht duhet të reformohet. Kjo nënkupton se BDI duhet të tenton të bëhet më korrekte dhe më e sinçertë. Dobësitë dhe lëshimet gjatë procesit të çeverisjes së saj më shumë se dy dekadeshe duhet të jenë mësim per këtë subjekt politik. Njerëzit e mençur mësojnë jo vetëm nga gabimet dhe lëshimet e te tjerëve por edhe nga ato të vetat.
E të tjerët nuk mësojnë as nga lëshimet dhe gabimet e askuj.

sqShqip