May 16, 2024
Maqedoni

Fon der Lajen për vizitë në Ballkanin Perëndimor në fund të këtij muaji

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen ka paralajmëruar sot se deri në fund të këtij muaji do ta vizitojë rajonin që të mbështesë procesin e inkuadrimit drejt BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Fon der Lajen këtë e ka paralajmëruar gjatë fjalimit të saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian që mbahet çdo shtator dhe ku i prezanton sukseset dhe sfidat e Bashkimit Evropian.

“Para përfundimit të këtij muaji do të udhëtoj në rajonin që të dërgoj sinjal të fuqishëm për përcaktimin e procesit të inkuadrimit, ua kemi borxh këtë të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen evropiane”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian.

Ajo ka theksuar se BE e mbështet rajonin edhe ekonomikisht përmes Planit ekonomik dhe investues që arrin një të tretën e Prodhimit bruto vendor të përgjithshëm të rajonit.

“Pasi investimi në Ballkanin Perëndimor është investim në të ardhmen e BE-së”, ka thënë Fon der Lajen.

Fon der Lajen nuk ka përmendur vendet veç e veç të rajonit siç e bënte këtë shpesh në kaluarën, veçmas faktin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushin kushtet për fillimin e negociatave me BE-në.