Partia politike VLEN del si një nga përfituesit kryesorë të rikonstruimit të Qeverisë, shkruan javorja “Fokus” në analizën e saj të fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Sipas “Fokus”-it, VLEN në këto dy vite është konsoliduar si faktor serioz në Qeveri dhe nga rikonstruimi del me pozita të forcuara.

Javorja thekson se edhe pse VLEN e lëshon Ministrinë e Shëndetësisë, në këmbim ka bërë “kapje të mirë” me marrjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.

Zëvendësimi i Filkovit në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishte pengesa më e madhe në negociatat për rikonstruimin e Qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it, pas të cilave partia e Maksim Dimitrievskit del me pozita të dobësuara në pushtetin ekzekutiv, shkruan “Fokus”.

" "

Marrja e Drejtësisë nga VLEN shihet si hap me peshë politike, pasi ky dikaster lidhet edhe me zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme për shqiptarët, përfshirë provimin e jurisprudencës për juristët shqiptarë.

Me këtë rikonstruim, shkruan javorja, VLEN jo vetëm që ruan rolin në Qeveri, por hyn në resorë me ndikim të drejtpërdrejtë politik, institucional dhe kulturor.

sqShqip