Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga kontrollet e kryera në banesa janë arrestuar 6 persona të cilët kanë qenë në kërkim nga operacionet e mëparshme policore.

Të arrestuari janë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Mes të arrestarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal./euronews

sqShqip