Boksieri shqiptar Florian Marku, pas disa probleme personale që ka patur disa muaj më parë, duket se është gati të rikthehet në ring. Këtë gjë e konfirmon vetë boksieri në disa postime në rrjetet sociale
“Pas një kohe të gjatë jashtë ringut, kam reflektuar, kam analizuar dhe kam mësuar. Gabimet nuk i fsheh, i kam studiuar. Kjo kohë larg nuk më dobësoi dhe më forcoi”, tha Marku, që numëron 13 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë.
Më tej, boksieri shqiptar, që nuk duelon prej gati 2 vitesh, komentoi: “Tani, çdo hap do të jetë i kalkuluar, çdo vendim i menduar. Rikthehem ndryshe: më i qetë, më i uritur dhe më i përgatitur se kurrë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.
“Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vitet e fundit, por dalë-dalë do rikthehem Ring. Dashtë Zoti ☝🏻 Si kurrë më parë 😬”.
“Rikthimi nuk është rastësi, është zgjedhje. Do të shihemi se shpejti”, tha Marku, që më tej konfirmon se dueli i radhës mund të jetë në Greqi: “Pas kaq vitesh, jemi në diskutime për një ndeshje te madhe në Greqi. Më shumë detaje së shpejti!”.

