May 15, 2024
Kosovë

Flet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë: Jam në Zvicër!

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.

Burimet e Sinjalit bën të ditur se i dyshuar për këtë rast është Gjon Gjokaj, megjithatë ky i fundit ka telefonuar Gazetën duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

Përmes linjës direkte, Gjokaj pohoi se me vëllezërit e ndjerë Islamaj në të kaluarën kishte kontekst pronësor, mirëpo thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e tyre.

“Jo, s’kemi lidhje me rastin se unë jam në Zvicër. Une kom pasë kontekst pronësor me ta. Qysh e mora une lajmin, ata rojat…personat e përfshirë aty ma kanë përmend emrin. Unë jom në Zvicër, s’muj me të thonë kurgjo. Nuk kom lidhje me këtë vrasje”, u shpreh Gjokaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/