May 20, 2024
Kosovë

Flamuri amerikan vendoset në të gjitha kazermat e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka njoftuar se ka marrë vendim që për nder të 4- Korrikut, Ditës së Pavarsisë së SHBA-së, në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës të vendoset flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë”, njoftoi Mehaj.