Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka vazhduar takimet me qytetarët në zemër të Tetovës, ku bashkë me aktivistë dhe përkrahës ka shpërndarë, siç u shpreh ai, “lajmin e mirë dhe energjinë pozitive që ndjehet gjithandej në qytet”, krah Kasamit në këtë takim ishin edhe Zeqirija Ibrahimi po edhe Hazbi Lika.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami theksoi se Tetova është zgjuar, është e bashkuar dhe po ecën me një zë të fuqishëm drejt fitores së madhe.
“Pas 19 tetorit, kur treguam se sa i fortë është vullneti i qytetarëve, tani po përgatitemi që më 2 nëntor ta bëjmë këtë fitore edhe më të madhe, edhe më bindëse,” – shkroi Kasami.
Ai shtoi se çdo takim, çdo buzëqeshje dhe çdo dorë e shtrirë janë dëshmi se “Kapitulli i Dytë i Tetovës po vjen me bashkim, me shpresë dhe me vendosmëri”.
Sipas Kasamit, fushata e VLEN-it në Tetovë po karakterizohet nga entuziazmi dhe angazhimi i qytetarëve që kërkojnë vazhdimësinë e ndryshimeve në qytet
