Fillon trajnimi kundër dezinformatave për vaksinimin
Në bashkëpunim me UNICEF-in, ministria e Shëndetësisë ka shënuar fillimin e aktivitetit të ri të rëndësishëm në drejtim të trajtimit të dezinformatave për vaksinimin, i cili ndikon ndjeshëm në vlerësimin e qytetarëve për imunizim. Në fillimin e trajnimit ka qenë prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Për këtë qëllim kanë filluar trajnimet e përfaqësuesve të mediave, për të cilët shprehim falënderimet tona për angazhimin dhe ngarkesën e tyre gjatë periudhës së kaluar të pandemisë, për çka shprehim respekt”, tha ministri Sali.