Rinia e Shkupit do të protestojë para prokurorisë në përkrahje të Kim Mehmetit

Të enjten më 13 janar në Prokurorinë e Shkupit është i ftuar shkrimtaru dhe publicisti, Kim Mehmeti, për shkak të padisë ndaj tij nga partia Levica e Apasievit. Mirëpo rinia e Shkupit paralajmëron të njejten ditë një tubim përkrahës për shkrimtarin tonë të afirmuar në nivel ndërkombëtar.

“ Në përkrahje të intelektualit shqiptarë, që la gjurmë në letërsi dhe jetën e shqiptarëve ku do që janë, z. Kim Mehmetit. Tubimi paraqet përkrahje Kim Mehmetit ditën kurdo të shkojë tek Prokuroria Publike”, thuhet në apelin e shperndarë në rrjetet sociale.