Diaspora

Filloi mësimin shkolla shqipe “Dituria” në Wendlingen të Gjermanisë, janë regjistruar 41 nxënës

Më datë 19.01.2024 ka dilluar mësimin shkolla shqipe “Dituria ” në Wendlingen të Gjermanisë. Regjistruar janë 41 nxënës. Në vitin 2012, është hapur për herë të parë kjo shkollë, me këtë emër”Dituria”. Pas disa vitesh ka pushuar aktivitetin e saj, si edhe 3 shkolla të tjera të vitit 1994, në këto rrethina, Kirchheim-Teck, Nürtingen dhe Walheim-Teck,
të gjitha me fajin e prindërve, neve të gjithë flasim për asimilimin, por nuk i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla shqipe…
Vitin e kaluar, vajza ime,Aferdita Alimehaj -Leci, më pyeti mua:” Pse Babë nuk po arganizon me rihapur përsëri shkollën shqipe në Wendlingen?”
Unë: “Me shumë dëshirë përkrahu idenë Tënde të shkëlqyer, por në këto rrethina nuk njohë asnjë arsimtar/e.”
Afërdita: ” Është një grua e re, moshatare ime, nga Durrësi i Shqipërisë, ka të mbaruar fakultetin dhe, ka punuar nja 10 vite në arsim në Shqipëri.” Unë:” Kush është ajo?”
Afërdita:” Ajo është Fatbardha Rama…”
Filluam regjistrimin e nxënësve, ja dërguam listën me emra e mbiemra s’bashku, emrin e arsimtares dhe diplomën e fakultetit të saj, Konsullatës tonë në Stuttgart, konkretisht Konsullit Gramoz S. Berisha . Z. Gramos, të gjitha këto i ka dërguar Ministrisë së Kulturës Gjermane.Pastaj, i ka shkruar Shkollës Ludwig-Uhland-Schule në Wendlingen, shkolla na dha lejen me dokumentin e Konsullatës. Më pas shkolla kërkoj edhe një vërtetim-Dokument nga Konsullata jonë, për dhënien e çelsit të shkollës Arsimtares.Të premten e kaluar me 12.01.2024, organizuam rihapjen e kësaj shkolle në mënyrë festive: Muarën pjesë dy konsujt e Konsullatës të Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, zt. Hamdi Berbatovci
dhe Gramos Berisha. Këtë festë madhështore e zbukuruan Shoqata Kulturore Shqiptare “Pavarësia “në Stuttgart, cilën e drejton Kryetari i saj z. Xhevdet Syla, cili solli edhe grupin vallëzues, të udhëhequr nga nxënësja Leonita Pajaziti, Koreografe e grupit vallëzues dhe,në këtë rast edhe udhëheqëse e programit. Grupi vallëzues ka shkëlqyer me valle dhe recitime,po ashtu edhe veterani i arsimit dhe veprimtar shumëvjeçar, z. Gani Kryeziu, profesor, ka xhiruar me kamerën e tij krejt programin e shkëlqyer, ka bërë shumë fotografi profesionale dhe, dokumtar të filmuar krejt programin shkëlqyer në YouTube, si shumë herë tjera, nepër shumë organizime-tubime në Gjermani, Kosovë…
Unë Xhafer Leci, organizator, pasi përshëndeta të gjithë të pranishmit, nxënës e prindër dhe, dy konsujt e sipërpërmendur,Xhevdet Sylën, Arsimtaren Fatbardha Rama, Gani Kryeziun, Kryetarin e Shoqatës” Kadri Zeka ” z.Taxhidin Bakija ,bashkëveprimtarin tim, Mejdi Laçaj dhe, bashkëpjemarrësin
tim në demonstratat e vitit 1981 në Perëndim, z.Nami Ramadani. Folën: dy konsujt e sipërpërmendur, Arsimtarja Fatbardha Rama dhe, z.Xhevdet Syla…
Një falënderim dhe përshëndetje vëllazërore të gjithëve, për kontributin e dhënë.Punë e lehtë nuk është hapja e shkollave shqipe me mësim plotësues në Perëndim, por është shumë punë e shenjtë, sepse vetëm në këtë mënyrë, duke hapur shkolla shqipe, ruajmë, traditat tona kombëtare, gjuhën,kulturën, historinë, veshjet, zakonet…
Na shkoftë punë mirë e mbarë.
Xhafer Leci