Filloi heqja e billboardeve nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Drejtori Hekurudhave të Maqedonisë Sinisha Ivanovski në profilin e tij në facebook shkroi: “Në drejtim të lirimit të hapësirës dhe pamjes origjinale të stacionit hekurudhor, kemi filluar me largimin e të gjitha billboardeve, reklamave ndriçuese dhe informuese të cilat me vite dhe dekada e kanë dëmtuar pamjen autentike të stacionit.
Ky do të jetë një proces me faza, i cili do të përfundojë me pastrimin e përgjithshëm të pamjes së jashtme të stacionit si dhe me ndriçimin e përshtatshëm.
Faleminderim për kompanitë përgjegjëse që e kuptuan rëndësinë e këtij procesi dhe u pajtuan për largimin e billboardeve të tyre”, ka shkruar Ivanovski.

