KulturëMaqedoni

Filloi Festa e Librit në Gostivar

Në amfitetrin e qytetit, sot u bë hapja e Panairit të Librit “Festa e Librit – Gostivar”, ngjarje kjo tashmë tradicionale në qytetin tonë. Në këtë panair, marrin pjesë shtëpi të shumta botuese nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vizitorët kanë mundësinë të njihen me vepra të ndryshme si dhe shkrimtarë e autorë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni. Kjo falë organizimit të shkëlqyer të Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë dhe Qendrës Mozaik, me mbështetje të Komunës së Gostivarit.

Në hapjen solemne mori pjesë një delegacion nga Komuna e Gostivarit, i përbëre nga Kryetari i këshillit Valbon Limani dhe zv/kryetari i komunës Namik Durmishi.
“Kjo është një ngjarje që shënon Gostivarin në hartën rajonale të panaireve të librit dhe e ngrit atë kulturalisht”, theksoi mes tjerash Valbon Limani, kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit.