Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e ndërmarrjeve publike, punëtorët sezonalë, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, kanë nisur një aksion të përbashkët për pastrimin e gjithë territorit të komunës së Çairit.
Ai theksoi se në këtë aksion janë angazhuar edhe punëtorët e higjienës komunale dhe se qëllimi është që në ditët në vijim të pastrohen rrugët, rrugicat, Çarshia e Vjetër, oborret e xhamive, si dhe institucionet publike dhe hapësirat e tjera shoqërore.
Sipas tij, ky aksion organizohet në prag të festës së Bajrami, duke ndjekur traditën e pastrimit të shtëpive dhe ambienteve përreth para festës. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët për përkrahjen dhe bashkëpunimin në këtë nismë për një mjedis më të pastër.

