Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka udhëtuar në Bruksel, prej ku thotë se do të kërkojë ndihmë nga Evropa dhe forcat progresive demokratike për mbrojtje të Maqedonisë së Veriut.

Filipçe thotë se rezoluta e miratuar nga VMRO-DPMNE, është goditje e drejtpëdrejtë e demokracisë.

“Po ju drejtohem nga Brukseli, sepse lufta për liri dhe demokraci në Maqedoni kërkon veprim të përbashkët. Rezoluta e turpshme e miratuar nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM në Parlament është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit politik. Kur parlamenti miraton një rezolutë jokushtetuese kundër opozitës, atëherë shteti pushon së qeni demokratik dhe hyn në autoritarizëm. Në një regjim”.

“Qeveria dëshiron të heshtë dhe të ndalojë punën e opozitës, të krijojë një shtet njëpartiak dhe të shuajë lirinë e fjalës. LSDM nuk do ta lejojë këtë, ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë”.

“Këtu, në Bruksel, do të kërkoj mbështetje nga e gjithë Evropa, nga të gjitha forcat progresive dhe demokratike, nga partitë simotra socialiste dhe socialdemokrate. Maqedonia duhet të jetë një shtet i lirë, demokratik dhe evropian. Është koha të formojmë një front të vetëm civil – një front për drejtësi, liri dhe demokraci”, thotë Filipçe.

sqShqip